Home Lajme 75 vjeqarja ia mori jeten , por tasht ben ankesen qe askush...

75 vjeqarja ia mori jeten , por tasht ben ankesen qe askush nuk e priste.

1681
0

Një 75-vjeçare zvicerane në 21 mars të këtij viti i mori jetën një djali shqiptar, i cili ishte vetëm 7 vjeç.

Kujtojmë këtu se ajo pasi i mori jetën 7-vjeçarit shqiptar nga Kosova u paraqit vetë në polici dhe e pranoi autorësinë e krimit.

Gruaja që nga dita që ndodhi ngjarja e rëndë po mbahet në burgun.

Së fundmi mediat zvicerane bëjnë me dije se 75-vjeçarja ka bërë një ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane atë të Gjykatës Federale.

Mësohet se ajo ka kundërshtuar ekspertizën psikiatrike që i është bërë.

Pas ngjarjes së rëndë u dyshua se ajo mund të vuante nga çrregullimet mendore dhe u kërkua që t’i nënshtrohej. një kontrolli psikiatrik.

Ndaj në fillim të muajit prill, prokuroria do të caktonte një ekspert nga Klinika për psikiatri ligjore e Universitetit të Cyrihut për të parë nëse 75-vjeçarja zvicerane vuante nga ndonjë çrregullim mendor.

Por siç bëhet e ditur gruaja, pasi e ka kuptuar për këtë ekspertizë ka bërë kërkesën për pezullimin e saj.

75-vjeçarja pretendon se avokati ka kërkuar ekspertizë pa pasur pajtimin e saj.

Po ashtu ajo pretendon se disa dokumente nga kontestet ligjore që ka pasur ajo në të kaluarën mund të manipulohen dhe përdoren kundër saj.

Gjithashtu në ankesën e saj ajo kërkon që këto dokumente mos të përdoren pa u verifikuar më parë vërtetësia e tyre.

Por ankesa e saj nuk është marrë për bazë dhe është rrëzuar nga Gjykata Federale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here