Home Sport Megjithatë, Barcelona nuk ia paguan asnjë cent Rabiotit

Megjithatë, Barcelona nuk ia paguan asnjë cent Rabiotit

42
0

Skuadra e Barcelonës duket se nuk do të paguaj asgjë për Adrien  Rabiot.

Gjatë janarit thuhej se skuadra katalane kishte arritur marrëveshje me yllin e Paris Saint Germain, me transferimin që pritej të kompletohej gjatë verës.

Gjithsesi, rrjedhoja e ngjarjeve ka bërë që Barca të heq dorë nga lojtari dhe të mos nënshkruajë me të.

‘Sport’ raporton se Barca ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që të paguajnë diçka për Rabiot, pas dështimit për arritjen e marrëveshjes, transmeton lajmi.net.

Ishte ‘Sky Sport Italia’ që raportonte se Barca i detyrohet lojtarit një dëmshpërblim pasi kishin arritur marrëveshje personale, por një gjë e tillë është hedhur poshtë.

Barca është afër marrëveshjes me një tjetër yll të PSG, Neymar, i cili duket se kërkon me çdo kusht rikthimin në ‘Camp Nou’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here