Home Sport Neymar kthehet te Barcelona nëse ndodh kjo gjë

Neymar kthehet te Barcelona nëse ndodh kjo gjë

44
0

Kthimi i Neymar te Barcelona duket i pamundur, me lojtarin që ka rritur dëshirën për të luajtur sërish me Lionel Messin dhe Luis Suarez.

Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, bëri një deklaratë të papritur këtë javë, duke thënë se nëse Neymar nuk është i gatshëm për të dhënë gjithçka për këtë projekt, atëherë mund të largohet.

Sigurisht që largimi nuk është i lehtë. Neymar ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, që e lejon atë të largohet nga PSG për të njëjtën shumë që u ble në vitin 2017 nga Barcelona.

Në anën tjetër, as te Barcelona duket se nuk ekziston një interesim i madh për kthimin e Neymar, shkaku i largimit dy vite më parë.

Ernesto Valverde në anën tjetër po preferon Antoine Griezmann, i cili që nga 1 korriku mund t’i bashkohet Barcelonës.

Mundësinë e vetme Neymar për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’, e ka përmes Lionel Messit.

Është tani miku i tij Lionel Messi, që mund t’i kërkojë Barcelonës rikthimin e tij, si një lojtar me ndikim të madh te katalanët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here