Home Kurjozitete Parashikim i tmerrshem nga meterologet per motin, Qfar do t’ndodh ne Kosove...

Parashikim i tmerrshem nga meterologet per motin, Qfar do t’ndodh ne Kosove ket jave

1781
0

Per rajonet qe kan vuajtur nga thatesirat vjen lajm i mir nga meterologet pasi do ket reshje te bollshme dhe do ket nje mot jo stabil ne rajonin ton.

Ciklonin të cilin e kemi përmendur shumë herë në postimet tona do të jetë përgjegjës për këto reshje atmosferike.

Pra, të hënën priten reshje në tërë rajonin tonë, ndërsa në Shqipëri priten edhe shtrëngata me vetëtima, bubullimë dhe erëra të fuqishme. Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut herë pas here priten reshje shiu si dhe lokalisht edhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.

Sipas ecurive më të fundit sinoptike në Kosovë reshjet më të mëdha priten ditën e martë kur do të kemi përpos reshjeve të shiut edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk përjashtohet mundësia që në ndonjë rajon të ketë edhe breshër dhe vërshime lokale. Reshje të dendura dhe rrebeshe do të ketë edhe në Maqedoni dhe pjesërisht edhe në Shqipëri, Gjithsesi edhe Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet lokale.

Nga e mërkura do të kemi dobësim të ciklonit, megjithatë prapëseprapë mbi atmosferën tonë do të qarkullojnë masa ajrore me lagështi të mëdha dhe herë pas here priten rrebeshe lokalisht edhe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Do të ketë edhe intervale kohore të gjata pa reshje.

Mot jo stabil me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë do të ketë në tërë rajonin tonë edhe të enjtën dhe të premtën, edhe pse priten edhe intervale kohore me diell herë pas here.

Nga e shtuna pritet largimi i ciklonit dhe mbi rajonin tonë do të shtrihet një masë e thatë ajrore anticiklonike dhe njëkohësisht edhe e nxehtë me origjinë nga Afrika Veriore. Si pasojë do të kemi shumë më shumë diell dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave në fundjavë. Reshjet do të largohen të paktën përkohësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here