Home Sport Suarez për kthimin e Neymar: Kush nuk do ta donte në skuadër...

Suarez për kthimin e Neymar: Kush nuk do ta donte në skuadër një lojtar të tillë?

46
0

Luis Suarez me sa duket e mirëpret Neymarin në Barcelonë, duke kujtuar një nga vitet më të mira të karrierës së tij së bashku me brazilianin dhe Lionel Messin.

Neymar, 27 vjeç, është i lidhur me një rikthim te kampionët e La Ligës, dy vjet pasi e la klubin për 222 milionë eurosh dhe kaloi te Paris Saint-Germain.

Braziliani kaloi katër sezone te Barcelona përpara se të largohej, duke përfshirë edhe fitimin e tripletës në sezonin 2014/15, përcjell lajmi.net.

Në total, Neymar bëri 186 paraqitje për klubin, duke shënuar 105 gola duke fituar tetë trofe gjatë kohës së tij së bashku me Suarez dhe Messin.

“Unë kam qenë i privilegjuar të luajë një nga vitet më të mira të jetës sime si një futbollist te Barcelona pranë më të mirëve në botë, Messit dhe të dytit më të mirë në botë, Neymar”, tha uruguajani për RAC1.

“Për mua, kjo ishte një nga momentet më të mira që kam jetuar ndonjëherë, të fitoj tripletën”.

Suarez shtoi: “Kush nuk do të dëshironte të shijonte lojtarë si Ney?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here